elita

 

VITAMINA B 1, Tiamin

Eshte koenzim i rendesishem per zberthimin e karbohidrateve, qe nervat dhe muskujt te funksionojne ne menyre te duhur dhe qe prodhimi i energjise se trupit te jete normal.Kjo vitamine po ashtu eshte e rendesishme per trurin dhe qelizat nervore, te rregulloj funksionimin e zemres dhe shtypjen ne enet e gjakut si dhe prodhimin e acidit klorhidrik ne lukth.Vitamina B1 edhe ndihmon dhe permireson procesin e mesimit dhe kuptimit si dhe eshte diuretike e lehte. Ajo ndikon edhe ne melci dhe pankreas.

Trupi mundet te rezervoje vetem 30 mg, gje qe eshte nje sasi e vogel ne krahasim me nevojen per te.Nje simptome e shpeshte qe shihet ne mungesen e kesaj vitamine eshte inflamimi i nervave, neuralgi, problem me tretjen e ushqimit, hypoglykemi, problem me zemer, shiatiku, problem me lekuren Ne raste te shpeshta njerezit qe perdorin shume alkohol kane mungese te vitamines dhe duhet patjeter te marrin kompletim te vitamines.Vitamina B1 gjindet me se shumti ne fasule, bizele, shpargull, mish, pule, peshk dhe fruta deti si dhe ne sasi me te vogla gjendet ne pasta( makarona), pizza, qumesht, jogurt, patate .

 

VITAMINA B 2 - Riboflavin

Vitamina B2 qe edhe quhet vitamina G ka rendesi per prodhimin e energise ne qeliza. Ajo ka rendesi edhe ne djegien e karbohidrateve, proteinave dhe yndyres.

Ajo merr pjese edhe ne prodhimin e disa hormoneve te rendesishme.

Riboflavin eshte antioksidanti me i rendesishem i trupit.Ajo luan nje rol te rendesishem ne zberthimin e toksineve te ndryshme dhe barerave ne melci. Shendrrimi i Riboflavines ne keto enzime te rendesishme pengohet nese njeriu ka pengesa me gjendrrat tiroide si dhe funksionim te dobet te biveshkeve.

Mungese e kesaj vitamine jep ndryshime ne lekure dhe ne mykozen , plasaritje ne cepat e buzeve si dhe iritime ne sy. Gjendet ne qumesht, kackavall, mish, pule, veze, salsice, lenge frutash.

VITAMINA B 3 - Niacin

Kjo vitamine eshte shume e rendesishme ne metabolizmin e trupit si dhe per djegien e karbohidrateve dhe yndyres. Ajo luan rol te rendesishem edhe ne prodhimin e enzimave te rendesishme te trupit.

Niacina eshte e rendesishme per nje lekure te shendoshe, gjuhen dhe indet e tretjes se ushqimit, formimin e rruazave te kuqe te gjakut si dhe sintezen e kortizonit, insulines .

Niacina zbret sasine e kolesterinës te demshme ne gjak dhe rrite ate te dobishmen.

Mungese e kesaj vitamine paraqitet ne forme te pagjumesise, humbje apetiti dhe zemerim te lehte.Mungese e madhe paraqet semundjen e quajtur Pellagra.Doza te medha te Niacines shkakton deme ne pankreas, melci , temth( idhes), depresion.Te gjitha prodhimet me proteine permbajne tryptofan qe shendrrohet ne niacin. Kepurdhat, peshku tuna, salmon, pula mbajne sasi te madhe te niacines.

VITAMINA B 5 - Pantotenacid

Gjendet ne te gjitha qelizat si Nje pjese e koenzimes A. Kjo vitamine shpejton zhvillimin e qelizave dhe stimulon sherimin e plageve, rigjenerimin e lekures se demtuar. Ajo funksionon edhe si antioksidant.Vitamina B5 ndikon ne lageshtiren e flokeve qe te duken me te shendosha dhe me te shendriteshme .Gjendet ne te gjitha qelizat si Nje pjese e koenzimes A. Kjo vitamine shpejton zhvillimin e qelizave dhe stimulon sherimin e plageve, rigjenerimin e lekures se demtuar. Ajo funksionon edhe si antioksidant.Vitamina B5 ndikon ne lageshtiren e flokeve qe te duken me te shendosha dhe me te shendriteshme.Vitamina B 5 zvogelon sasine e kolesterinën ne gjak dhe permireson melcine qe te kete aftesi me te mire per zberthimi e barerave.Kjo vitamin sherben edhe per zvogelimin e sasise se yndyres ne lekure e cila prodhohet ne poret e lekures qe shkakton acne. Personat qe vuajne nga acne, nese marrin kompletim te kesaj vitamine, ata do te zvogelojne problemin me pucrra e ndoshta edhe eliminohen krejt.

        

VITAMINA B 6 - Pyroxidin

Kjo vitamine eshte nje perfshirje e shume vitaminave dhe luan rol ne qarkullimin e karbohidrateve dhe aminoacideve si dhe ka rendesi ne funksionimin e nervave.

Trupi ka rezerva te vogla te kesaj vitamine.Mungesa e saj shkakton ndryshime ne lekure, simptome neurologjike dhe anemi.Kjo vitamine me se shumeti gjendet ne mish, pule, veze, patate, buke, fruta dhe perime, peshk dhe fruta deti.

VITAMINA B 8 – Biotin

Kjo vitamine quhet edhe si vitamina H, luan nje rol te rendesishem ne zberthimin e proteinave,yndyres dhe karbohidrateve dhe aktivizon enzimat qe rrezistojne bakteriet.

Vitamina B8 formohet nga ambienti i zorreve, nese ajo eshte e shendoshe.

Mungesa e kesaj vitamine eshte shume e rralle pasi qe cdo prodhim ushqimore permban kete vitamine.Mungesa e kesaj vitamine jep shenja si: anemi, problem me zemer, marramendje me vjellje, plogeshti e madhe, apetit i dobet, depresion i lehte, panike, halucinacione, dhimbje muskuj, lekure e thate, eksem, ramje flokesh.Vitamina B 8 gjindet ne te gjitha prodhimet ushqimore e me se shumti ne mish, pule, mushkeri, peshk, veze dhe arra te ndryshme.

VITAMINA B 9 - Folacin

Kjo vitamine funksionon si koenzim dhe merr pjese ne shume procese kimike te qelizave, si dhe ne sintezen e ADN dhe ARN.Eshte nje faktor i rendesishem per rritjen e njeriut si dhe formimin e rruazave te kuqe te gjakut. Kjo vitamine stimulon prodhimin e qumështit te grate shtatzene dhe ndikon dobishem ne lekure dhe ne zberthimin e ushqimit.Mungese e vitamines eshte e rendomte pasi qe sasia qe marrim permjet ushqimit nuk mjafton per trupin e njeriut.Mungesa e vitamines paraqitet ne forma sic jane:anemi, plogeshti, memorie te veshtiresuar, zvogelim i aktiviteteve intelektuale, izolim, plasaritje ne buze etj.Mungesa e vitamines me se shumti shihet tek njerezit qe konsumojne alkohol ne sasi te medha, dhe kane ushqim te dobet, njerezit qe lengojne nga semundja Crohn`s , diarre dhe dizenteri, inflamacion i zorreve.Grate shtatzena ,nenat qe japin gji femijeve dhe pleqet zakonisht kane mungese te kesaj vitamine. Grate shtatzena parandalojne lindjen e femijeve me hernien e boshtit kurrizore dhe defekte tjera nervore nese kompletojne nje doze ditore 0;4 mg.Kjo vitamine gjendet me se shumti ne sallaten e gjelber, mushkeri, fasule te thare, tharme buke,fasule, broccoli, spinac, hithi dhe nje pjese e vogel ne frute, arra dhe buke nga mielli i paperpunuar.

 

VITAMINA B 12 - Cobalamin

Kjo vitamine eshte vitamina me komplekse dhe nevojitet per prodhimin e rruazave te kuqe te gjakut, funksionimin e sistemit nervore dhe zberthimin e elementeve ne qeliza.Vitamina B 12 nuk mund te prodhohet nga bimet e as nga shtazet, pasi qe organizmat e vetem qe kan per syntezen e enzimeve jane bakteriet.Nese je vegjetarian duhet te kesh vemendje me kete vitamine pasi qe i vetmi burim vjen nga mishi. Sasia qe prodhohet ne organizmin tone nuk mjafton dhe nje kompletim do te duhej te behet.Mungesa e kesaj vitamine shihet ne formen e nje anemie shume te veshtire ( anemi percioze) plogeshti, irritim i lehte dhe semundje neurologjike.Vitamina B12 rezervohet ne melci dhe deri te nje mungese e kesaj vitamine do te merrte disa vite deri sa te kishte ardhe ne pah.Kjo vitamine gjendet tek peshqit dhe fruta te detit, veze, mushkeri, veshke, salsice, jogurt dhe kackavall.Pasi qe vitamina B eshte shume e rendesishme dhe luan rol ne shume procese qe ndodhin ne trupin tone, eshte me rendesi te merret nje doze kompletuese e ketyre vitaminave, B-komplex eshte nje variante e tyre e cila permban sasi te mjaftuar te vitaminave B qe mbulom nevojat e rekomanduar ditore.

 

 

 

 

 

 

        

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Make a Free Website with Yola.