elita

 

 

 




Grupi yt i gjakut është një faktor shumë i rëndësishëm, që ndikon së tepërmi dhe në mënyrën tënde të ushqimit. Cilat janë karakteristikat ushqyese sipas grupit tënd të gjakut? Cilat janë ushqimet e dobishme dhe ato të dëmshme? T’i zbulojmë së bashku.
Grupi 0, karakteristikat
• Eshtë një ndër grupet më antike të gjakut dhe që i përket mëse 40 % të popullsisë evropiane.
• Subjektet më këtë grup gjaku paraqesin në përgjithësi një aparat tretës shumë aktiv, por jo shumë të përshtatshëm me ndryshime të ambientit dhe mënyrës së të ushqyerit.
• Këshillohet një aktivitet fizik i rregullt dhe intensiv.
Këshilla dietike
1. Mundohuni të kufizoni drithërat dhe në veçanti grurin.
2. Zgjidhni peshkun dhe mishin e hollë, duke u përpjekur të rralloni sa më shumë sallamin dhe mishin e konservuar.
3. Kufizoni konsumin e qumështit dhe prodhimeve të tij.
4. Hani sa më shumë fruta dhe perime, këto të fundit të shoqëruara me vaj ulliri.
5. Mos e teproni me kafe dhe me pije me gaz, sidomos Coca-Cola.
6. Mos e teproni me pijet alkoolike, maksimumi një gotë verë për çdo vakt.

Grup A, karakteristikat
• Edhe ky grup është shumë i përhapur në Evropë, gati 40 %.
• Subjekte që i përkasin grupit A karakterizohen nga një aftësi shumë e madhe përshtatëse, dhe pse kanë një aparat tretës shumë delikat e një sistem imunitar jo shumë efikas.
• Është e këshillueshme të zgjidhni një aktivitet fizik relaksues, si yoga.

Këshilla dietike
1. Hani sa më shumë fruta.
2. Zgjidhni një tip diete gati vegjetariane, por kufizoni konsumimin e prodhimeve me bazë miellin e grurit.
3. Zgjidhni peshkun në vend të mishit.
4. Konsumoni sa më shumë fruta të thata.
5. Qëndroni larg ushqimeve të paketuara dhe atyre te skuqura.

Grupi B, karakteristikat
• Jo shumë i përhapur në Evropë, (15%), me origjinë nga popullsia e Lindjes së Mesme.
• Duke qenë një grup gjaku i “kohëve të fundit”, ka karakteristika më të përmirësuara se grupet e mësipërme. Aparati tretës i këtyre subjekteve është veçanërisht veprues dhe ka një aftësi shumë të madhe për t’u përshtatur.
• Këshillohet një aktivitet fizik i moderuar dhe i ekulibruar.

Këshilla dietike
1. Hani në mënyrë të vazhdueshme dhe të ndryshueshme.
2. I jepni përparësi qumështit dhe prodhimeve të tij.
3. Konsumoni shumë mishin e hollë.
4. Hani sa më shumë peshk, por evitoni frutat e detit.
5. Zgjidhni kryesisht perime me gjethe jeshile dhe konsumoni sa më shumë fruta.
6. Përpiquni të mos e teproni me prodhime me bazë gruri dhe frutat e thata.

Grupi AB
, karakteristikat
• Është grupi më i rallë në Evropë, që përfshin rreth 5% të popullsisë. Më i riu, i shfaqur jo më shumë se 1000 vjet më parë.
• Ky grup gjaku përshtatet në mënyrë të jashtëzakonshme me ndryshimet që shpesh verifikohen në jetën e përditshme.
• Fatkeqësisht, subjektet me këtë grup gjaku paraqesin një aparat tretës të dobët dhe një sistem imunitar mjaft delikat.
• Për këta subjekte është i këshillueshëm një aktivitet i moderuar fizik.

Këshilla dietike
1. Përpiquni të evitoni mishin e kuq dhe të zgjidhni peshkun dhe frutat e detit.
2. Kufizoni prodhimet me bazë miell gruri dhe preferoni orizin në vend të makaronave.
3. Pini sa më shumë qumësht, hani prodhime me bazë laktozi dhe djathërash.
4. Konsumoni me shumicë fruta dhe perime, duke preferuar shoqërimin e tyre me vaj ulliri.
5. Nëse dëshironi, mund të pini në mënyrë të moderuar verë, kafe, ose çaj.

1.       Si krijohen acidet ne organizmin tone

Ne trupin tone gjejme acide te ndryshme disa te dobishem (Si ato qe perbejne lengjet gastrike ) dhe disa te demshem qe kur akumulohen ( grumbullohen shqip) perbejne ceshtjen nr nje per te gjitha semundjet si psh atriti,osteoporosi , dhe Gota.

DY jane burimet kryesore te prodhimit te acidit ne organizmin tone.

1-Shkembimi qelizor

2-Ushqimi

Ketyre mund t'ju shtojme edhe punen djegese qe bejne muskujt tane , dhe gjendja trupore ne temperature ( semundja ) e cila shoqerohet me nje shpejtesi me te madhe metabolike qe vjen nga semundje ematologjike( psh. linfoma, leucemia, ose anemia emolitika ) qe jane situata ne te cilat shtohet proliferazioni dhe vdekja e qelizave organike (psh.. psoriasi)

1-Shkembimi i qelizave

Shkembimi i qelizave ne trupin tone kryhet ne cdo moment, qelizat e vjetra shkaterrohen, dhe zevendesohen me te reja, dhe pikerisht gjate ketij shkaterrimi berthama e qelizes qe eshte e perbere nga acidet mbas disa kalimeve ne trup krijon acid urik,dhe amoniak.

Ushqimi

Ka lengje ushqimore qe nuk jane aspak acid por disa te tjere jane shum acid psh agrunet (limoni, portokalli,mandarina ,pompelmo), etj... Psh lengu i limonit e ka pH-ne te barabarte me 2.00 deri 2.60 ndersa ushqime te tjera edhe pse nuk jane acid gjate reaksionit kthehen ne acid-urik sepse permbajne shum purine e cila eshte nje substance e bardhe cristaline qe gjendet ne berthamen e qelizes dhe perfaqson nje nga perbersit elementar te DNA.

Per te kuptuar, nese nje ushqim eshte Alkalin apo acid duhet te kontrollohet jashteqitja , dhe nese ne te ka me shume (calcio,potasio,sodio,e magnesio ), eshte alkalin dhe nese ka me shum (clor,azot,zolfo,apo fosfor ), eshte acid.


Acidi ne ushqime
Organizmi i nje njeriu te shendoshe dhe me energji normalisht eshte ne gjendje qe acidet natyrale te shum ushqimeve te gjalla si psh (limoni,pompelmi,domatja,etj..) ti ktheje ne karbonat alkalin qe jane bazik dhe te dobishem per ekonomine organizmit tone.
Ndersa kur njeriu eshte i lodhur i stresuar apo i semure energjia e nervore e nevojshme per tretjen dhe thithjen e ushqimit nuk eshte e mjaftueshme per te bere keto transformazione dhe ato ngelin ne gjendjen e tyre (acidore) e cila nga ana e saj nepermjet qelizave perfundon ne qarkullimin e gjakut.

Lengjet- Pothuajse te gjitha lengjet, pijet me gas dhe uji anojne me shume te jene acide se Bazike.Psh coca cola e shum tipe te tjera te kesaj natyre e kane pH-ne rreth 2,4 ndersa limoni dhe portokallet nga 2,9 deri ne 3,2.

Farérat- Te gjith farerat me perjashtim te miglio, lene jashtqitje (fekale )acide gruri (buka, makaronat, brumrat), dhe Avena jane mé acidet nga gjith te tjeret.

Qumshtet-Qumeshti i lopes ka shum acid dhe mund te zevendesohet me ate te deles ose te dhise qe kane shume me pak acid.

Mishrat-Gjate tretjes se mishrave ne organizem krijohet shum acid urik ,melcia e kafsheve mishngrenese e transoformon kete acid ne nje substance me te thjeshte qe quhet " l'allantoina " dhe qe del jasht me urinen , por jo organizmi yne .

Prodhimet te konservuara -Te gjith lengjet e frutave te conservuara jane tej mase acide, edhe qumeshti i koservuar po ashtu pastaj vijne shum prodhime te tjera qe perdorin solucione kimike per ruajtjen e tyre nder vite.


Acidifikimi organik shkaku i mundshem i te gjitha semundjeve


Mendohet se te gjitha dhimbjet patalogjite ,dhe shkaterrimi i qelizave vjen si rezultat i acidit te tepert ne gjak si rezultat i marrjes se nje mase te madhe te proteinave sidomos ato me origjine shtazore( mish,peshk,pula,sallame e djatherat).
Megjithate edhe proteinat bimore si farerat e dritherave po te consumohen shpesh dhe ne sasi te medha mund te shkaktojne rritjen e acidit ne gjak.
Efekti i nje diete te gjate me shum proteina eshte e demshme per shendetin duke krijuar gumbullime acidrash te cilat trupi nuk arrin dot ti asimiloje apo ti trese.
Psh.Melcia dhe veshka se bashku ne kapacitet te plote perpunojne rreth 8 gram Acid urik ne 24 ore,ndersa 500 gr mish mund te japin gjate tretjes deri ne 18 gr acid urik, dhe nese ju vazhdoni perseri diten tjeter te consumoni mish nje sasi e madhe e ketij acidi nuk do perpunohet qe te dale jashte me urinen, por do grumbullohet ne trupin tone.
Ky fenomen i zgjatur ne kohe mund te provokoje Gotten, reumatismin, dhe shum forma te artrosi.Apo daljen e pucrave ne lekure si psh te " thatet" ne gjuhen popullore ku edhe vete populli me esperiencen e tij thote se po pastrohet gjaku, por ne te vertet eshte nxjerrja jashte nepermjet leures e ketyre acidrave dhe helmeve te tepert ne trupin tone per shkak te nje ushqimi te gabuar.

 

Në këtë temë mund të sillni receta të ndryshme të dobishme për shëndetin e njeriut nga çajnat e ndryshme popullore.

Lulet e shtogut





Shtogu është një bimë shumë e njohur në vendin tonë. Lulet e shtogut janë të pasura me substanca vepruese, që kanë efekt mjekues në shumë sëmundje. Në sajë të këtyre substancave çaji i përftuar prej tyre ndihmon dukshëm në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik
Kjo sëmundje ka prekur një numër të madh njerëzish në vendin tonë. Pas studimeve të shumta të kryera për mënyrën e qetësimit të dhimbjeve, që shkakton nervi shiatik dhe dhimbjet e kolonës vertebrale është vërtetuar se çaji i përftuar nga lulet dhe frutet e shtogut ka dhënë rezultate mjaft të mira në lehtësimin e dhimbjeve. Ato përmbajnë acide organike, vitaminat A e C, esencë, si dhe një faktor veprues, që jep rezultate të mira në mjekimin e dhimbjeve, që shoqërojnë disa sëmundje. Efekte pozitive ky çaj ka dhënë edhe në uljen e temperaturës së lartë. Këshillohet pirja e menjëhershme e çajit, i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës.

Lulet

Ndërsa lulet përdoren për të qetësuar dhimbjet e traktit tretës dhe në rastet e sëmundjeve, që shoqërohen me fryrje të barkut. Bima rekomandohet edhe në sëmundjet e të ftohurit, si gripi, dhe ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Rezultate mjaft të mira çaji jep edhe në pakësimin e djersës, shumë problematik ky fenomen tani në stinën e verës. Pirja e çajit përpara se të dilni do të sillte efekte pozitive. Çajin mund ta pini edhe në mbrëmje para se të flini, për të bërë një gjumë të qetë. Mjaft mirë përdoret lëngu i përftuar nga lulet dhe frutet në problemet e fytit dhe mishrave të dhëmbëve. Në rastet e acarimit dhe skuqjes së tyre, rekomandohet të bëhet gargarë disa herë në ditë, deri sa të jeni shëruar plotësisht.

Çaji

Për përgatitjen e çajit nevojiten 2 lugë çaji me lulet e shtogut, të cilat hidhen në një enë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja lihet në qetësi për 15 minuta. Çaji kullohet dhe pihet i ngrohtë dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës, me mjaltë ose me sheqer. Mund të përdoren 1 deri 3 doza të tilla në ditë. I njëjti veprim bëhet edhe për përgatitjen e çajit me frutet e kësaj bime. Pihet një gotë në ditë, sidomos para gjumit. Frutet e njoma mund të përzihen me verë të kuqe dhe të pihet brenda ditës. Kjo kurë shërben për qetësimin e nervit shiatik dhe vazhdon deri në tri javë.

 

 

Çaji nga molla.



Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson acarimin e laringut. Po ashtu ky lloj çaji është për të zbutur e pakësuar kollën si dhe kundër zënies së zërit, përkatësisht të kordave të zërit, lehetëson dhembjet e grykës dhe acarimin e frymëmarrjes dhe të vet mushkërive.
Merren 1-22 kokrra mollë, prehen në 3-4 copë secila dhe zihen rreth 30-40 minuta në 200 ml ujë. Çaji i përgatitur bëhet i ngrohtë dhe pihet nga një filxhan, 1-3 herë në ditë.
Në mjekësinë popullore shumë dijetarë këshillojnë: "Hani çdo ditë nga dy kokrra mollë, në qoftës se dëshironi t'i shmangeni infarktit të miokardit".

Çaji nga lulet e mollës



Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky lloj çaji është i mrekullueshëm në rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës në pranverë vjelen të freskëta lulet, të cilat thahen nën hije dhe pastaj të thata ruhen në pako të letrës dhe përdoren gjatë tërë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo lloj i çajit tjetër, mirëpo në vend të sheqerit i qitet mjaltë.

 

 

Hithra

Bima përbëhet nga gjethet e thara të hithrës (Urtica dioica L. familja Urticaceae), e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme tek ne. Bima ka kërcell të drejtë, gjethe të kundërtuara, vezake të thepëta, me buzë të sharruara, të mbuluara ashtu sikundër kërcelli, me qime djegëse; lulet i ka të gjelbra, pa bisht e të rrumbulluara në vile të degëzuara, më të gjata se bishti i gjethes; lulëzon në pranverë-vjeshtë.

VETITË:

Gjethet e hithrës përmbajnë karbonat, acid të amonit, taninë, acid formik, glukokinina, fitoncide, klorofil, karotina, vitaminë B2. A, C dhe K, acid pantotenik, kripëra të potasit, silicium etj, si dhe acetilkolinë, histaminë dhe serotoninë (ndikimi i acetilkolinës dhe histaminës në veprimin e bimës është i pakët); ato përdoren për ndalimin e hemorragjisë, kundër anemisë, si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, si mjet që nxit formimin dhe sekretimin e qumështit etj. Këshillohet si mjet diuretik i lehtë në edema, në pezmatime të rrugëve të urinës dhe në reumatizëm. Vepron si mjet ndihmës edhe në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit. Njihet si bimë e pasur me shumë vitamina, prandaj këshillohet në formë çaji kur organizmi ka nevojë për vitamina. Hithrat e reja mund të përdoren si perime për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve, si dhe kundër anemisë. Hithrat e freskëta, të rritura, përdoren në reumatizëm si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë (veprimi djegës dhe kruajtëse). Bima përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemës etj.

Shënim: Vetitë djegëse i atribuohen një përbërësi pa azot, i paavullueshëm dhe me natyrë rrëshinore, i cili shkakton djegie e kruarje edhe kur ndodhet në sasi shumë të vogla. Bima e tharë, si dhe ekstraktet e fituara nga bima e njomë, por me ngrohje, nuk kanë veti djegëse. Këtë veti e ruajnë ekstraktet alkoolike që fitohen nga bima e freskët. Hithra shfrytëzohet për nxjerrjen e klorofilit, prej të cilit përgatitet fitoli që është lëndë e parë për sintezën e vitaminave E dhe K.

PËRGATITJA E PËRDORIMI:

Një lugë supë me bimë të grimcuar zhytet në një gotë me ujë, zihet 5 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet. Merren 1 deri 3 doza të tilla në ditë, të ëmbëlsuara sipas dëshirës me mjaltë ose sheqer.
RUAJTJA: Në vende të thata bima ruan veprimin për 18 muaj.

 

Gjethe dielli

Bima përbëhet nga gjethet e thara të gjethedellit (Plantago. major L. P. media L. dhe P. lanceolata L. familja Plantaginaceae), të cilat janë bimë barishtore shumëvjeçare, të zakonshme në zona fushore, si buzë udhësh e vijash, në kullota, etj. të vendit tone. Lulëzojnë në pranverë-verë.

VETITË:

Gjethet e gjethedellit përmbajnë heterozidin, aukubinë, enzime, taninë, ksantofil, por kryesisht substanca mucilagjinoze e pektinike, në saje të të cilave ato përdoren për të provokuar nxjerrjen e gëlbazës (ekspektorant) dhe si ndihmëse për të mjekuar katarret e rrugëve të frymëmarrjes, bronkitin, astmën etj. Të përdorura nga jashtë, gjethet e gjethedellit kanë veti dregëzuese (mbyl1je plagësh të ndryshme, puçrrash varikoze etj.); gjethet në forme çaji rekomandohen për gargarë në rastet e acarimit të bajameve, për larjen e syve (në acarimet e konjunktivës) etj.

PËRGATITJA E PËRDORIMI: 

Një lugë supe me bimë të grimcuar hidhet në një enë ku shtohet një gotë me ujë; përmbajtja lihet 1 orë që të bymehet, pastaj zihet për 10-15 minuta, kullohet dhe çaji që fitohet pihet. Pihen dy tri gota në ditë. Nga jashtë përdoren më shpesh gjethet e njoma, të lara dhe të njomura për një ore me ujë të valuar, me të cilat përgatiten llapa për mjekime plagësh të ndryshme të lëkurës.

Shënim: Kallinjtë e frutifikuar të gjethedellit të madh (Plan-tago major) grumbullohen gjatë verës dhe thahen në hijet; bima e fituar përgatitet (nga mjekësia popullore e vendit tone) për mjekimin e pezmatimit të veshkave (dhe si ndihmëse në sëmundjen e prostatës) në këtë mënyrë: rreth 40 g kallinj të frytifikuar zihen në 3-4 litra ujë derisa ky i fundit të shterojë në 1/2 litre; përmbajtja kullohet nëpërmjet një garze, mbetja shtrydhet, në mënyrë që e gjithë masa e lënget të kalojë në çaj; pihen 3 gota në ditë, para buke; ajo e mëngjesit esëll. Kura
vazhdon deri në mjekimin e plotë, d.m.th. deri në normalizimin e treguesve të urinës.

 

Tershera

Çaji nga tërshëra





Çaji nga tërshëra dhe elbi po ashtu është shumë i dobishëm për lehtësimin e të gjitha sëmundjeve të brendshme, veçanërisht të veshkave (të bakterieve në urinë), të kanalave të urinimit, të lukthit, të kolitit kronik (të pezmatimit të zorrës), të sëmundjes së sheqerit si dhe të disa sëmundjeve të lëkurës.
Çaji i pa ëmbëlsuar duhet të pihet në sasi të pakufizuara deri te shërimi i plotë, e mund të pihet pastaj edhe rregullisht.
Çaji nga tërshëra dhe elbi mund të përzihet me ndonjë çaj tjetër natyror, me pelim dhe me kamomil, që lehtëson shërimin e bronkitit dhe të astmës, por gjithnjë të ëmbëlësohet me mjaltë, pasi të kullohet e të ftohet.

Hithra

Çaji nga hithrat



Çaji nga hithra është shumë i dobishëm për të sëmurët. Farat dhe gjethet e hithrës përdoren në formë të çajit kundër astmës. Hithra ndikon mirë edhe në shërimin e shumë sëmundjeve të tjera të brendshme, siç janë hemorroidet, veshkët, etj, po ashtu lehtëson organet e frymëmarrjes, duke e qitur një lugë të supës në një litër ujë të vluar. Ena të mbyllet dhe të pushojë 5-10 minuta e pastaj të pihet sipas nevojës, tri herë në ditë, pas ngrënies.

 

 

Make a Free Website with Yola.