elita

Picture Gallery

*Gripi
Kur te vereni shenjat e para te semundjes, pini gjysem gote me uje ne te cilen keni tretur pese pika jod.

*temperaturen e larte ndihmojne panelet e patates se pagatuar.

*Duke ditur se gripi zgjat 7 dite, para se te dilni, lyejeni mukozen e hundes me dhjam antivirus apo hidhni ne hunde disa pika aloe e cila parandalon depertimin e virusit ne zgavren e hundes.





Ankthi, stresi dhe marramendja.

1- Me te filluar shqetesimet, marrim nje gjethee nenexhik dhe e mbajme poshte gjuhes per 5-10 min.... kjo mund te perseritet 2-3 jave rrjesht.

2- Lengu i dy kokrrave limoni embelsohet me mjalte dhe pihet para gjumit.

3- Kur ankthin e kemi nga gjendrrat tiroide marrim nje luge gjelle lule bliri, nje rozmarine, nje lule kamomili, nje valeriane, i therrmojme dhe i ziejme 5-10 min ne 500 gram uje.
Kullohen dhe pihet para gjumit me sheqer ose mjalte.

3- Per stresin jane shume rezultativ trendafilat e eger
.
Ne 2 litra uje, hedhin 10 luge gjelle fruta te coptuara trendafili te eger dhe i ziejme per 20-30 min duke u kujdesur t'i hedhim pasi uji te kete valuar dhe duke i lene te zihen ne zjarre te avashte.
Pasi te jene zier, i kullojme ne nje nape te paster dhe i pime çdo vakt para buke... e ngrohte dhe embelsuar me mjalte ose sheqer.

4- Valojme dy litra uje dhe hedhim 10 luge lule bliri te thata. I leme te zihen per 20-30 min duke i perzier here pas here. E kullojme dhe e embelsojme me sheqer ose mjalte.
Pihet nje gote uji para gjumit.

__________________
* * *

.





. Djegja

1 - Ndihma e pare per pacientin e djegur eshte qe ne momentin e ketij aksidenti shtepiak, duhet te veprojme menjehere me kompresa te ftohta ose akull dhe pastaj te dezinfektohet me raki te forte rushi qe te mos perhapet masa e djegies.

2 - Pasi kemi dhene ndihmen e pare me kompresa te ftohta, marrim 4 te verdh vezesh (te ziera) i kavardinsim ne tigan derisa te dale vaj nga djegia e saj. Kete vaj e merrim dhe e futim ne nje ene me kapak dhe lyejme plagen me pende pule 2-3 here ne dite, plaga qendron hapur dhe jo e fashuar me kompresa, se ajo duhet ajrosur dhe te zere shpejt kore, qe te sherohet.

3- Merrni disa gjethe te fresketa te manit te zi, I shtypni mire bashe me vaj ulliri derisa te behen ne trajte pomade. Me kete lyejeni plagen deri ne sherim te plote.

`




Semundjet e zemres dhe te qarkullimit te gjakut

1- Jo me kot molla eshte quajtur "Fruti i arte". Ajo jo vetem sheron semundjet e gjakut por edhe ul tencionin e larte te tij, ndihmon arteriosklerozen, semundjet vaskulare etj. .
Sipas shume kardiologeve molla ka veprim te dyfishte:
e para, çliron nga yndyrnat e dyta, forcon arteriet e trupit.
Molla eshte nje frut i pazevendesueshem dhe i pasur me vitamina A.B,C... permban kripra minerale, kalium, Calcium , Silicium, Magnezium , hekur dhe Acid fosforik.

2- Per zemren e semure dhe tensionin e larte te gjakut eshte mire te konsumojme nga 1-2 gr ne dite vaj peshku i koncentruar sepse ne masen 50% eleminon infraktin e miokardit, trampozen dhe ul tensionin e larte te gjakut sepse permban omega3, acide te pangopura qe nuk zevendesohen nepermjet ushqimeve te perditshme.

3-Marrin nje dore te plote rozmarine te thate... ose te njome dhe e therrmomjme ne copa. E fusim nje nje shishe nje litershe me 1 liter verete te bardhe dhe e leme te qendroje e mbuluar per 24 ore. Lengun e kullojme dhe e pime 1 luge kafeje 2 here ne dite pas ushqimit... ne dreke dhe ne darke.

4- Livandoja ose (trumza e bute) zihet ne 2 litra uje. Ne momentin e valimit hedhim 20-25 luge bime çaji. E leme mb 30 min ne qetesi. E kullojme dhe e pime 1 gote ne dy dite.

5- Lengu i 3 kokrrave limoni hidhet ne nje shishe dhe i shtohet 1 luge kafeje kripe e holle. E tundim derisa te shkumezohet dhe e pime nje luge gjelle ne çdo ore.

6- Ne rast ataku te forte te zemre, pihet 1 gote uje me sheqer, i perzier me pak leng limoni nderkohe qe gjoksi i laget te semurit me uje te ftohte.

__________________
* * *





Make a Free Website with Yola.