elita

 

Kurimi i gjendrave me mungese jodi

Ne 1 liter raki te forte rrushi 18° tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra te vogla (kur kane push persiper). Ena mbulohet dhe mbahet 40 dite ne vende te erreta. Pihet 1 filxhan 2 here ne dite, ne mengjes esell dhe ne darke para gjumit. Per personat qe kane gjendra tiroide me mungese jodi, specialistet e mjekesise popullore keshillojne qe keta te semure duhet te mbajne te koka e krevatit nje dege pishe me bocen e saj me gryke hapur, qe cliron jod, nga darka deri ne mengjes. I semuri me tiroide duhet te konsumoje sa me shume hurma te pjekura mire, mundesisht te qullosura. Ne vjeshte, kur ka dhe me shumice fruta te tilla, duhet te hahet 1 ore para buke nga 6-10 kokrra per 30 dite. Ata qe vuajne nga gjendrat tiroide duhet te pine cdo dite lengun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 grame lekure limoni te zihen ne 500 grame uje per 20 minuta dhe pihet 2 here nga 1 filxhan kafeje, esell ne mengjes. Duhet te konsumoni edhe mishin e peshkut, qe rritet ne det, sepse ka shume jod dhe jo ata peshq qe rriten ne liqene me ujera te embla.

 

Frasheri i bardhe

Zieni nje liter uje. Ne momentin e zierjes hidhni 7-10 luge gjelle me bime te thara dhe te grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo mase pihen 2 gota uje ne dite te embelsuara sipas deshires.

 

 

Gusha

Per kurimin e kesaj semundjeje ne mjekesine popullore perdoret bima e gjineshtres. Pasi e therrmoni merrni 1 luge caj dhe e hidhni ne 1 gote me uje. Zihet 10 minuta, kullohet dhe pihen 3 gota ne dite e embelsuar me mjalte. Kura vazhdon 3-4 jave. Kurse per femijet rekomandohet te pine 3-4 luge gjelle.

 

Kurimi i gjendrave me teprice jodi

Gjendrat tiroide me teprice te jodit jane me te veshtira per t’u kuruar, megjithate ekzistojne disa ilace popullore, qe ndihmojne per te lehtesuar shqetesimet qe krijohen si dhe per te ulur sa me shume shqetesimet nervore.

 

Gjemb gomari

Zieni 1 liter e gjysme uje. Ne momentin e zierjes i hidhni 8-10 luge caj me fruta te copetuara. Me pas e lini ne qetesi per 30 minuta. E kulloni dhe e pini ne cdo vakt, e embelsuar ose jo, sipas deshires, nga 10 grame ose 2 filxhane kafe te ngrohte.

Micla ose bari i bletes

Zieni 2 litra uje. Ne momentin e zierjes i hidhni 5 luge gjelle me bime te thara e te grimcuara. E lini ne qetesi per 20-30 minuta, por duke e tundur here pas here. Me pas e kulloni dhe embelsohet sipas deshires dhe pihet ne cdo vakt nga 1 gote uji. Zieni 2 litra uje. Ne momentin e zierjes hidhni 30 luge caj me lule trumze. E lini gati 1 ore ne qetesi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gote, 1 here ne 2 dite, e ngrohte dhe embelsuar sipas deshires. (Tirana Observer)

 

 

Make a Free Website with Yola.