elita

 

Trajtimet bimore sipas tipit të flokut
Shkaktarët që ndërpresin rritjen e flokut. Testosteroni, armiku kryesor për rënien e flokëve

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 mijë deri në 130 mijë qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth dy milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Rreth 70 për qind e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormoni testosterone, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.
Rënia e flokëve
(Fitoval) Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bien. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga <?pori
prej të cilit ra floku i vjetër, zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u bien 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektuese, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj. Kur rënia e flokëve nuk është gjenetike ose e lidhur me sëmundje, parandalimi i këtij fenomeni është i mundur duke ndjekur disa këshilla. Fenomeni fillon në moshën në mes 20 deri 30 vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bien në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. . DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës poret mbyllen krejt. Rreth 20 për qind e femrave në botë vuajnë nga rënia e flokëve. Zakonisht një femër mund të humbasë flokë vetëm nëse kalon stres, përdor bojë të keqe, nuk i ushqen flokët ose dhe nëse përdor lëndë narkotike të ndryshme. Kurse 30 vjeç është mosha mesatare kur nis fenomeni i rënies së flokëve. Specialistët tregojnë se, realisht fenomeni nis që në moshën 20-vjeçare, kohë kjo kur në kokën e njeriut fillojnë të përdoren produkte të ndryshme kozmetike.
Flokët normalë
Flokët janë normalë atëherë kur nuk kanë anomali në rrënjë dhe në gjatësinë e tyre. Flokë të tillë janë të shkëlqyeshëm, të fortë dhe të shëndetshëm. Ideale për to është kur ne i kemi gjithnjë në ekuilibër, duke përdorur produkte delikate në larjen dhe pastrimin e tyre, por pa dyshim dhe në trajtim. Është mirë të mos përdorim shampo dhe balsame shumë agresive, dhe një herë në muaj të përdorim maska ushqyese.
Flokët e thatë
Thatësia e flokëve varet nga shkaqet fiziologjike ose dhe nga shkaqet ambientale. Shumë herë floku është i thatë, sepse nuk lubrifikohet mirë nga organizmi, por mund të bëhet i thatë dhe për shkak të diellit, erës, si dhe për shkak të mungesës së lagështisë së ajrit që e privojnë atë nga hidratimi. Flokë të tillë dallohen, sepse janë të ashpër, të thatë me fije në rrënjë dhe nuk rrinë bukur. Trajtimet e ashpra e keqësojnë akoma dhe më shumë punën. Dhe këto janë tharja me fon, drejtimet me piastër, dekolorimet dhe permanenti. Flokët e thatë kanë gjithnjë dy fije dhe këputen menjëherë. Që t’i kthejmë në të shëndetshëm duhet t’i trajtojmë me prodhime hidratuese dhe të ëmbla. Maskat që duhet të përdoren në këtë rast janë me bazë avokadoje, vaji dhe veze.
Flokët me yndyrë
Kur flokët kanë një pamje prej vaji dhe të ndritshme, që duken sikur peshojnë shumë dhe bëhen pis menjëherë, natyra e tyre është flokë i yndyrshëm. Ky fenomen ndodh për shkak të një sekrecioni të shpeshtë dhe vjen nga natyra e brendshme e organizmit, por vjen dhe si rrjedhim i stresit te njeriu, mënyra e të ushqyerit dhe smogu ambiental. Kush ka këto lloj flokësh përpiqet t’i lajë shpesh, madje edhe çdo ditë. Nëse keni një tip të tillë floku duhet të kini kujdes nga sapuni i tepërt, sepse sjell një përkeqësim të situatës. Produktet që duhet të përdoren te floku i yndyrshëm janë specifike për flokët me yndyrë dhe për larje të shpeshta. Nëse ka një problem shëndetësor duhet t’i drejtoheni dermatologut, në mënyrë që ky i fundit të vendosë një trajtim të personalizuar. Përdorimi i një çaji me nenexhik përpara se të shpëlani i ndihmon flokët. Gjithashtu, dhe esenca e qiparisit ndihmon shumë, sepse riekuilibron lëkurën e flokut.
Flokët me zbokth
Zbokthi që shihet mbi flokë, vjen si rrjedhim i një shqetësimi të vërtetë dhe ka të bëjë me shpërbërjen e lëkurës së kokës dhe një shkëmbim i shpejtuar i lëkurës së kokës. Në këto raste flokët janë shumë të dobët dhe shpesh, bashkë me zbokthin, kemi dhe shtim të së kruarës së kokës dhe yndyrë. Shkaqet vijnë që nga mënyra e të ushqyerit deri te problemet psikologjike. Trajtimet duhet të jenë specifike dhe delikate, në mënyrë që të mos e rëndojmë fenomenin e zbokthit. Mund të ndihmojnë në këtë rast maska me vaj dhe me masazh. Nëse fenomeni rritet duhet të shkohet te mjeku. Ndihmojnë dhe maskat me rozmarinë, apo me hithra, që përdoren pas larjes.
Flokët e trajtuar
Flokët e trajtuar dhe të lyer kanë një nevojë të veçantë për përkujdesje. Përbërësit që përdoren në lyerje, në drejtimin dhe përbërësit e permanentit i dobësojnë. Shampoja duhet të jetë shumë delikate dhe specifike, sepse ajo përbën karakteristikat e trajtimit dhe në të njëjtën kohë mbron kurorën e flokëve. Për t’i dhënë ndriçim dhe peshën e duhur mund të provojmë një maskë me vaj bajamesh ose arrash.
Flokët që bien
Të gjitha flokët bien në periudhën e pak viteve, duke u zëvendësuar gjithnjë me të reja. Në vjeshtë kemi një rritje të rënies së flokëve. Faktori është stinor dhe zgjat disa javë, në rast të kundërt duhet të përdorim ushqime që rrisin formimin e keratinës. Për këtë shërben proteina, glicina dhe çistina, oligoelementët, si dhe vitaminat apo aminoacidet. Shampot që duhet të përdoren duhet të respektojnë lëkurën dhe t’i japin vitalitet. Vaji kryesor që mund të përdoret si popullor është ai i borzilokut, i cili stimulon rritjen e flokut. Një zgjidhje që mund të bëhet vetë në shtëpi është të fërkosh lëkurën e kokës me disa lugë raki, një trajtim që duhet bërë në mbrëmje dhe duhet larë në mëngjes. Në vend të rakisë ka njerëz që përdorin dhe lëngun e zier me rozmarinë.
Koka tullë
Rëniet e flokëve prekin si burrin, ashtu dhe gruan dhe shkaqet janë gjithnjë të lidhura me faktorë hormonalë dhe gjenetikë. Në rast se kokën e keni tullë duhet të pastroni me shumë kujdes lëkurën e saj. Duhet të përdorni trajtime me baltë termale për bukurinë e lëkurës së kokës. Mund të përdorni dhe ujin e rozmarinës dhe të eukaliptit për flokët që nuk duan t’ju rriten.

Trajtimet
Maskë me vezë dhe vaj ulliri
Duhet të dini se vaji i ullirit dhe veza janë përbërës ushqimorë që ndikojnë shumë në forcimin e flokut tonë. Veçanërisht miksi që arrihet mes të verdhës së vezës dhe vajit të ullirit, i cili preferohet të jetë i prodhuar në vend. Për flokët e shkurtër përdoren tre të verdha veze dhe tre lugë vaj ulliri. Pasi e verdha e vezës me vajin e ullirit miksohen, vendosen mbi flokë
me anën e një furçe flokësh, në çdo sasi floku dhe lihet në të për një periudhë kohore prej 60 minutash. Pas kësaj, floku lahet me ujë të ngrohtë duke fituar kompaktësi, ushqim dhe shkëlqim. Për flokët e gjatë përdoren
gjashtë të verdha veze dhe gjashtë lugë vaj ulliri, dhe mbahet për periudhën një orë dhe më pas lahet me ujë të nxehtë.
Maskë me qumësht
Një maskë shumë e mirë është edhe përdorimi i qumështit të lopës. Pasi e keni zier qumështin mund të lagni gjithë gjatësinë e flokëve dhe ta mbani mbi flokë për një periudhë një orësh. Më pas flokët lahen me ujë të ngrohtë. Kjo maskë i jep flokut shkëlqim dhe e bën më të fortë e të shëndetshëm.
Për flokë që shkëlqejnë
Ushqimet që janë të pasura me vitaminën B janë fantastike për t’i bërë flokët tuaj që të shkëlqejnë. Ju mund ta gjeni vitaminën B me shumicë te vezët, qumështi, zarzavatet dhe mishi i shpendëve. Silika është gjithashtu shumë e rëndësishme që ju të keni flokë sa më elastikë, që shkëlqejnë e mbi të gjitha të shëndetshëm. Këtë lloj minerali ju mund ta gjeni te lëkura e kastravecit, qepët dhe bishtajoret. Nëse lëkura juaj është shumë e thatë, atëherë bëni mirë që të hani shumë peshk. Lloji më i mirë i peshkut që mund të hani është salmoni, tek i cili gjendet acidi omega bashkë me tre te tjerë, të cilat janë shumë të mirë për të hidratuar e shkëlqyer lëkurën tuaj.
Hithra
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Në kozmetikë hithra ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. <?

<?

 

 

Make a Free Website with Yola.