Historia e artit është shkencë e cila merret me zhvillimin historik të arteve pamore (arkitekturës, pikturës, skulpturës, grafikës dhe artit aplikativ). Merret me hulumtimin e marëdhënieve në mes të disa veprave artistike, me jetën dhe veprimtarinë krijuese të disa artistëve, përshkrimin e përmbajtjes dhe formës së veprës artistike (ikonografise, ikonologjisë), studimit të marëdhënieve në mes të kulturave të ndryshme duke marrë për bazë faktorët politik, shoqëror, fetar dhe kombëtar.

Sot, pavarësisht nga njëra tjetra, studiohet:

  • Historia e artit perendimor (Evropa, Amerika veriore dhe Australija)

  • Arti afrikan

  • Arti aziatik

  • Arti i Amerikes para-kolumbiane

Përmbajtja: 1. Themelimi dhe zhvillimi 2. Tabela kohore 3. Arti i Evropës perendimore 4. Arti në Azi 5. Arti në Afrikë 6. Arti i amerikanëve vendor 7. Arti pacifik


Themelimi dhe zhvillimi

Interesimi për skulpturë është paraqitur në antikitet (Vitruvije), pastaj është përtërirë në renesancë ( Rilindja në Itali; Leon Battista Alberti, Lorenco Ghiberti e të tjerë). Kontribut të rëndësishëm kanë dhënë shkrimtarët e biografive të artistëve si Giorgio Vasari („Jetërat“ 1550), J.von Sandrart (1675-79) e tj. Johann Joachim Wincklemann me veprën e tij „Historia e artit të epkës së vjetër“ e vitit 1764 ka vënë themelet moderne të historisë së artit. Shumica e konsiderojnë Heinrich Wolfflinin (1864-1945)si babai i historisë moderne të artit i cili ka studiuar tek Burckhardi në Basel. Ai aplikon çasjen shkencore të bazuar në tri koncepte për historinë e artit: së pari shfrytëson psikologjinë, pastaj përdor metodën krahasimore, dhe në fund studion artin nga këndi i popullit dhe kombit. Gjatë shekujve janë ndryshuar stilet e arteve pamore. Këto dallime shprehin ndryshimet në besime dhe tradita në të cilat janë bazuar njerëzit të krahasuar me zhvillimet e tyre njerzore. Janë ndryshuar edhe materialet dhe kjo artistëve u ka mundësuar hulumtimin e formave të reja të shprehjës së botës e cila i rrethon.

Tabela kohore

Viti Të dhënat historike

30.000 p.e.r.: U krijua vepra më e vjetër e artit.

30.000-10.000 p.e.r.: Vizatimet nëpër shpella

rreth 500. p.e.r.: Paraqitja besnike e fugurës së njeriut, të cilën e krijoj populli Nok në Afrikën perendimore

100. p.e.r. - 300. pas Krishtit:Perandoria romake zgjëron artin klasik në Evropë.

618. - 907.:Dinastija Tang, Kinë: zhvillohet tradita e madhe e pikturimit të peisazhit.

Shekulli XV.: Fillimi i renesancës në Evropë.

Shekulli XVI.: Dinastija Mughale e merr qeverisjen në Indi dhe masovikisht përhapet vizatimi miniaturial figurativ.

Shekulli XVII.: Epoka e artë e pikturës në Hollandë.

Shekulli XIX.: U zbulua fotografia.

1860.-1890.:Në Francë u zhvillua impresionizmi.

Shekulli XX.: Kohë marramendëse e lloj-llojhmërisë së stileve në artet vizuele, në mes tyre kubizmi (1907-1920) arti apstrakt (1910-1950-ih), nadrealizmi (1920) dhe pop-art (mesi i të 1950-ve).

Arti i Evropës perendimore

Arti pernedimor është shprehje për produkcionin artistik të Evropës dhe Amerikës Veriore e cila ka bazë artin e Greqisë Antike dhe Romës, e cila rrënjësisht dallohet nga arti lindor me bazë Bizantine dhe Islamike, si dhe nga ai Indian, Kinez, Japonez, arti Afrikan dhe arti i Amerikës para Kolumbijane.

                   Periudhat dhe drejtimet e artit perendimor

Parahistoria: Arti Paleolitik • Arti Neolitik • Arti i epokës së metalit

Antika: Mesopotamija e lashtë • Arti i Egjiptit të lashtë • Arti i Greqisë se lashtë • Arti i Romës së lashtë.

Antika e vjetër dhe mesjeta: Krishtërimi i hershëm • Arti Bizantin • Paramontika • Romantika • Gotika

Shekulli XV - XVIII : Renesansa • Barok • Rokoko • Neoklasicizmi

Shekulli XIX.:Romantizmi • Realizmi • Historicizmi • Impresionizmi • Postimpresionizmi • Simbolizmi • Pointilizmi

Shekulli XX.:Art Nouveau • Fovizimi • Ekspresionizmi • Naiva • Kubizimi • Orfizmi • Arti apstrakt • Suprematizmi • De Stijl • Konstruktivizmi • Futurizmi • Dadaizmi • Metafizmi • Nadrealizim • ekspresionizmi apstrakt • Arti kinetik • arti Pop • arti Op • Neo-realizmi • Minimalizmi • Tashizmi • Informeli • arti konceptual • Land art • Postmodernizmi.


Arti në Azi

 

Tradicionalisht arti në Azi ka kuptim simbolik, e cila mshifet pas temës së figurës, skulpturës apo skalitjes dhe është më e rëndësishme se iluzioni real. Në Kinë, për shembull figurat e pejsazhit janë të stilizuara për të paraqitur idetë e mendimeve religjioze: harmoninë natyrore, paqen dhe virtytin. Në Kinë dhe Japoni kaligrafija është konsideruar formë e lartë mbretërore. Mbishkrimet zakonisht janë të shkurtëra dhe situata poetike

Arti kinez para se gjithash është art mbretëror. Vizatimi është zhvilluar nga kaligrafija dhe kryesisht artistët e peisazhit kanë punuar me penel dhe ngjyrë në letër dhe mëndafsh.Nuk kanë paraqitur pamje nga jeta. Kanë qenë mjaft të rëndesishme drejtimi dhe forca e potezit të penelit.

Arti Japonez është realizuar si kopje direkte e kulturës kineze apo si kundërënie e kulturës kineze. Më e njohur është për nga arkitektura dhe grafikat e vjetra. Katsushika Hokusai (1760.-1849.) ndoshta është grafiku më i njohur japonez. Drugdhendjet e tij paraqesin peisazhe, por edhe pamje nga jeta e përditshme ( të quajtura ukiyo-e). Ngjyrat dhe kompozimet e tij janë mjaft të shprehura.

Arti indian përmes Persisë ka krijuar lidhje me Lindjen e afërme dhe Kinën, por ka mbetur shumë kohë vetiake dhe origjinale e inspiruar nga hinduizmi dhe budizmi. Gjatë kohës së Mbretërisë Mughale (shek 16.-17) në Indi ka lulzuar piktura figurative miniatura, e cila është karakterizuar me bollëkshmërisë së ngjyrës dhe theksimit të posaçëm. Arti indijan me religjionin e hinduizmit është zgjëruar në Azinë juglindore (Indokinë), para se gjithash në Java (Borobudur). Veçori unike e arkitekturës budiste janë ngrehinat e larta të gurta (pagodat), të cilat janë më të shumta në Mijanmar (Burmë). Por tempulli më monumental hidu-budist është faltorja më e madhe ndonjëherë e ngritur – Angkor Wat.

Arti në Afrikë


Arti afrikan ka traditë të gjatë, edhepse mungesa e dokumentacionit vështirëson vijueshmërinë e tij historike. Formaat kryesore artistike janë skulpturat dhe maskat. Shumica e këtij arti, sipas të gjitha gjasave, kanë aplikim religjioz dhe ceremonial. Teknikat më të zhvilluara kanë qenë gdhenjet e drurit dhe pjesët e broncit.

Skulptura

Zakoni i pasur i skulpturës në Afrikën perendimore fillon me fugurat prej gline të cilat i ka punuar populli Nok rreth vitit 500 para epokës sonë. Rreth shekullit të 13 të epokës sonë Ife-t në Nigeri kanë filluar të ndërtojnë derdhje të jashtëzakonshme të broncit të kokës dhe të figurave, me stil të posaçëm realistik. Kjo sigurisht ka ndikuar edhe në ndërtimin e skulpturave në Benin, Nigeri, prej shekullit të 16-të deri në shekullin e 19-të.

Maskat

Maskat afrikane mund të paraqesin ndonjë fantazmë, kërcnim apo mund të jenë krejtësisht paraqitje dekorative. Do mëthënia e tyre nga maskerade ( vallzim, dramë apo muzikë) të cilat janë pjesë përbërëse e tyre. Materiale që përdorën janë druri, fildishi, guacat dhe margaritarët.


Arti i amerikanëve vendor

Bashkësitë shoqërore të sofistikuara amerikanëve vendor, siç janë Aztecët dhe Majët në Meksikë, pastaj InkëtnëPeru, kanë krijuar stile të posaçme artistike dhe arkitektonike.. Rreth 3000 vjet populli nomad në Amerikën Veriore dhe Jugore kanë shënuar në tokë skulptura të inspiruara në frikën apo kanë krijuar ledhe dheu format e t cilave mund të shihen vetëm nga naltësi të mëdha nga qielli. Format e komplikuara dhe me mjeshtri në të gdhendur, shkopinjt totemik dëshmojnë statusin e shumë prijësve të Indijanëve veriamerikan. Në jugperendim Indijanët veriamerikan në bazë të rrafshtë butësisht kanë hedhur rërë të ngjyrosur apo gurë të bluar dhe kështu kanë krijuar pamje jetëshkurtëra të figurave me rëndësi ceremoniale.

Arti pacifik


Takimi me kulturat krishtere evropiane prej shekullit të 18 e këndej ka pasë veprim humbës në mënyrën e vjetër të jetës në ujdhesat pacifike. Pjesa më e madhe e artit është humbur, edhepse janë ruajtur vetëm disa skulptura të jashtëzakonshme, duke iu falenderuar qëndrueshmërisë së tyre.Në mesin e formave të rëndësishme të artit pacifik janë gdhendjet e drurit dhe të gurit, vizatimeve në lëvorët e drunjve, maskat e fantazmave dhe tatot e komplikuara të trupit.

Skulpturat në ujdhesën e Pashkëve

Në mes të viteve 400 dhe 1680 njerzit në ishullin e Pashkëve kanë formësuar nga shkëmbinjt vullkanik koka të mëdha të larta deri në 12 metra. Ato dëshmojnë kujtimin në kërcnimet e perendisë ndaj krerëve të fiseve. …

Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_artit"

Kategoria: Për përmirësim

Shikime